Familja mbi të gjitha, ylli i Belgjikës braktis ekipin në ditën e ndeshjes për të qëndruar pranë gruas

Jun 21, 2026 | 22:10

Zheremi Doku, një nga yjet e përfaqësueses së Belgjikës, ka munguar në ndeshjen e sotme përballë Iranit, pasi ka zgjedhur që të kthehet në Belgjikë.

SnapInsta.to_573865214_18540638734022134_4359568358935427555_n

Arsyeja, siç shpjegoi vetë futbollisti i Mançester Sitit, ishte se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe pritej të lindte fëmijën e parë të çiftit. “Është fëmija im i parë, ndaj padyshim që do të doja të isha atje. Nëse më pyet se çfarë dua, përgjigja ime është që askush nuk do të humbasë lindjen e fëmijës së parë. Por e di që edhe futbolli të detyron të marrësh në konsideratë gjëra të tjera”, tha lojtari për “Reuters”.

Deklaratat e tij përhapën shumë polemika, por duket se kjo nuk ja shqetësuar lojtarin. Ai mungonte në ndeshjen e sotme, pasi është kthyer në vendlindje për të qenë pranë bashkëshortes së tij. Një vendim i ndryshëm nga ai i Leo Ostigard të Norvegjisë, i cili ditën e djeshme u bë baba dhe ndoqi të gjithë procesin e lindjes nga grumbullimi në SHBA nëpërmjet FaceTime.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura