Pas dy orëve tubim para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit.
Një pjesë prej tyre qëndroi para Kryeministrisë, pasi siç lajmëruan dhe më parë ata nuk do largohen nga sheshi dhe do qëndrojnë 24 orë aty pa u larguar qeveria dhe kryeministri Rama.
Sakaq pjesa më e madhe vijoi marshimin, teksa turma e madhe e protestuesve u ndal edhe para parlamentit të Shqipërisë me thirrjet: Parlamenti i krimit, Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve.
© Panorama.al












