“Falje e madhe për sipërmarrjet”- Rama shpjegon si do të funksionojë “Paqja Fiskale”: Do të bëhet në 4 forma! Ja kur përfiton 100% fshirje të detyrimeve të papaguara

Nov 19, 2025 | 11:25

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku diskutohet pr.buxheti 2026, ka shpjeguar se si do të funksionojë paketa për “Paqen Fiskale”, teksa u shpreh se do të ketë falje të madhe të detyrimeve tatimore për sipërmarrjet.

Rama u shpreh se “Paqja Fiskale” ka për qëllim që t’u japë mundësinë sipërmarrjeve të mbyllin çështjet e vjetra dhe kjo.

Kryeministri theksoi se falja e detyrimeve tatimore do të bëhet në 4 forma si:

  • Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara, më të vjetra se 10 vite
  • Fshirje 50% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe interesave
  • Fshirje 25% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, gjithashtu me fshirje të gjobave dhe interesave
  • Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhë 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhe

Rama theksoi se bizneset gjithashtu do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme financiare.

Edi Rama: U fol këtu për një falje të madhe, është e vërtetë, është një falje e madhe që përmes paqes fiskale do ti bëhet të gjithë sipërmarrjes duke i dhënë mundësinë që të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra, duke ushqyer më tepër besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët me sipërmarrjes e administratës tatimore dhe duke lehtësuar marrëdhënies mes tyre, si edhe kostot administrative të sipërmarrjes.

Ndaj, i ftoj të gjitha sipërmarrjet të lexojnë me kujdes paketën tonë fiskale dhe t’i referohen faljes së detyrimeve tatimore që do të bëhet në 4 forma.

  • Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara, më të vjetra se 10 vite
  • Fshirje 50% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe interesave
  • Fshirje 25% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, gjithashtu me fshirje të gjobave dhe interesave
  • Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhë 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhe

Bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme financiare.

Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht, tatimi i fitimit do të jetë 5%.

© Panorama.al

Te lidhura