Tre nga katër gjysmëfinalistet janë europiane: 16 vendet e parashikuara nga sistemi aktual i kualifikimit janë shumë pak. Nyon duhet të kërkojë zgjerimin të paktën në 18 vende. Së shpejti do të fillojë të mendohet për Botërorin 2030.

Por me çfarë justifikimi do ta prezantojë FIFA e meritokracisë, e renditjes që vendos gjithçka dhe e respektimit të vlerave, të njëjtën shpërndarje vendesh si në Botërorin 2026? Këtu në Amerikë, tri nga katër gjysmëfi nalistet, Franca, Spanja dhe Anglia, janë europiane. E katërta është amerikano-jugorja, Argjentina. Pjesa tjetër e botës, në momentin më të rëndësishëm, zhduket si gjithmonë. Formula 65-24-1-1-1 tregon numrin e skuadrave të kualifi kuara për kontinent në gjysmëfi nalet e 23 turneve, nga Botërori i parë në Uruguai në vitin 1930 deri te ky kompeticion në Amerikë. Europa ka sjellë 65 gjysmëfinaliste (71 për qind), Amerika e Jugut 24 (gjithmonë të njëjtat tri kombëtare:
Brazili, Argjentina dhe Uruguai, plus Kili në vitin 1962). Më pas kemi vetëm një rast për Afrikën në vitin 2022 me Marokun; një për Azinë në vitin 2002 me Korenë e Jugut, pas eliminimit të Italisë në 1/8 e fi naleve dhe Spanjës në çerekfinale, në dy ndeshje të humbura në fushë; dhe në fund Shtetet e Bashkuara nga Amerika e Veriut, pothuajse një shekull më parë. Nëse do të respektonim këto përmasa, Botërori do të ishte thjesht një Kampionat Europian.
BOTËRORI DREJT 100-VJETORIT
Botërori është pranë festimit të njëqindvjetorit dhe do ta bëjë këtë në edicionin më ambicioz të historisë: në vitin 2030 do të organizohet nga tri vende, Spanja, Portugalia dhe Maroku, me një prolog festiv në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai (që nuk ka shumë lidhje sportive, por gjithsesi do të jetë pjesë e festës). Në vitin 2029 do të fi llojnë kualifi kimet europiane me sistemin e ri të UEFA-s, një format interesant, por edhe më kompleks se ai i mëparshmi, në stilin e Champions League të re. 36 kombëtaret më të mira të Nations League do të ndahen në tri grupe gjigante me nga 12 ekipe secili.
Rregullorja do të përcaktohet në shtator, por nëse mbetet kjo situatë, do të kemi një garë mbijetese. Mund të supozohet se katër skuadrat e para të çdo grupi, pra 12 gjithsej, do të kualifi kohen direkt, ndërsa më të mirat nga 24 të tjerat do të luajnë play-off me ekipet më të mira të niveleve më të ulëta. Vetëm ideja të krijon emocione të forta, nëse vendet europiane do të mbeten vetëm 16 si zakonisht. Duke qenë se Spanja dhe, Portugalia si organizatore janë tashmë të kualifikuara, nuk përjashtohet mundësia e një reduktimi real të vendeve përmes eliminatoreve. Pikërisht për këtë arsye do të ishte momenti i duhur që Europa të kishte të paktën 18 përfaqësuese, pa shkaktuar asnjë skandal.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











