Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Benjamin Pavard janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë mbrojtësi i kombëtares franceze përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar disa fotografi emocionuese, ku shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushen e porsalindur, si edhe momente të ëmbla pranë partneres së tij, Kleofina Pnishit.
Krah postimit, Pavard ka zbuluar edhe emrin e veçantë që kanë zgjedhur për vajzën e tyre, Lena Rose.
“E gjithë bota ime. 🤍 Bekimi ynë më i madh, Lena Rose Pavard”, ka shkruar ai, duke emocionuar ndjekësit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, vetë Kleofina kishte ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël të pritjes së ëmbël, përmes disa fotografive ku pozonte krah partnerit, duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur.
Çifti tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, duke mirëpritur në familje vogëlushen Lena Rose.
© Panorama.al




































