EULEX-i, misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, është pajisur me gjashtë automjetet të blinduara të porositura në Kroaci. Dy prej tyre, të tipit LOV 4×4 Torpedo T-1 gjenden në Kosovë pranë trupave paqeruajtëse kroate, ndërsa katër të tjera mbërrijnë këtë javë. Marrëveshja mes EULEX-it dhe qeverisë kroate u arrit pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura, një muaj më parë. EULEX-i i ka kërkuar këto mjete të blinduara për të mundësuar vazhdimin e misionit të tyre “pa pengesa”. Sipas agjencisë INA, automjetet e blinduara ishin dikur pronë e ish-ushtrisë jugosllave dhe gjatë luftës në Kroaci, forcat kroate i kishin konfiskuar ato.











