Eto, i lodhur nga Milano, e josh Real Madridi

May 27, 2011 | 10:54

Ish-trajneri i Interit nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të pasur në dispozicion një lojtar si Samuel Eto dhe, pas largimit të Horge Valdanos (tashmë portugezi është bërë i plotfuqishëm), ka stiluar një ofertë për të joshur Interin e vetë lojtarin. Murinjo është i gatshëm që të investojë 35 milionë euro për të marrë bomberin afrikan në Spanjë. Këtë shifër zikaltrit mund ta përdorin më pas për të siguruar shërbimet e Sançez. Gjithsesi, kjo mbetet thjesht një hipotezë, sepse dihet që Morati nuk është i gatshëm që ta shesë kamerunasin, sidomos pas 35 golave që ka shënuar.

© Panorama.al

Te lidhura