Ervin Bulku drejt Sepahanit të Sukajt

Jul 21, 2012 | 12:49

Mesfushori shqiptar, Ervin Bulku, i ka dhënë fund aventurës së tij me azerbajxhanasit e Azal Bakusë. 31-vjeçari, i cili tashmë është një futbollist i lirë, është vënë në lëvizje për gjetjen e një ekipi të ri, ku në fakt ka marrë disa oferta nga klube të ndryshme. Gjithsesi, ajo që i intereson vetë Bulkut, është një transferim i mundshëm tek iranianët e Sepahanit. Duke ditur potencialin financiar të kësaj skuadre, lojtari e ka mirëpritur një kalim të mundshëm, ku do të gjejë edhe shqiptarin tjetër, Xhevahir Sukajn. Madje, sulmuesi shkodran duket se ka vlejtur si një referencë pozitive për transferimin e mundshëm të mesfushorit të Kombëtares, i cili nuk ka ndër mend të rikthehet në kampionatin shqiptar, në të cilin e presin disa klube.

© Panorama.al

Te lidhura