Ermonela Jaho, Violeta më e mirë e kohës

Dec 12, 2011 | 14:07

Violeta më e mirë e momentit në skenat botërore… pushtuesja e Stockholmit… këto janë disa nga komentet që kanë qarkulluar këto ditë në Stockholm për sopranon shqiptare, Ermonela Jaho, e cila ndodhej atje për të interpretuar në operën verdhane “Traviata”. “Ndoshta jo fort e njohur nga të gjithë, Ermonela Jaho e ka vendosur veten në pozicionin e një prej sopranove më interesante në skenat botërore. Ka lindur në Shqipëri dhe ka nisur mësimet e kantos qysh në moshën 6-vjeçare. Më vonë ndoqi studimet në Itali dhe tashmë këndon në teatrot më të rëndësishme përreth botës. Këtë muaj ishte radha e Stockholmit për Violetën. Një rol që Jaho e ka interpretuar shumë herë. Dhe çfarë Violete u dha ajo stokholmasve! “Classicalify” qëlloi me fat ta kapte atë në një nga performancat e saj dhe u mahnit. Zërat thonë se kjo është ndoshta Violeta më e mirë në Stckholm prej vitesh. Dhe ne s’na mbetet veçse të ndajmë të njëjtin mendim. Ndërsa shkruaj këtë, kanë mbetur edhe dy performanca në Stckholm dhe, nëse i humbisni ato, mund të shkoni në Londër në janar, apo në Berlin dhe Vjenë në muajt maj e qershor për të parë ndoshta Violetën më të mirë që është në skenë tani. Na vjen keq të shohim se Royal Opera nuk mund të arrijë Jahon në anën mashkullore…”, shkruan “Classicalify”

© Panorama.al

Te lidhura