Ermali: Jemi çift normal, argëtohemi dhe dimë të menaxhojmë xhelozitë.
Një çift që u krijua brenda një “reality show” si “Big Brother 5”, dhe që tashmë po e njohin njëri-tjetrin më shumë në realitet. Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe e kanë konsideruar një lidhje normale atë që po jetojnë mes tyre jashtë ekranit, ndaj dhe i kanë dhënë hapësira njëri-tjetrit për të qëndruar edhe në largësi, pavarësisht telasheve që mund të ndodhin mes tyre. Edhe pse duket se lidhja e dashurisë ka marrë tone më serioze, duke qenë se janë në syrin e medias si një çift interesant, gjithmonë komentohen për xhelozitë apo dyshimet ndaj njëri-tjetrit. Ermali zbulon më shumë detaje për lidhjen dhe planin për të nisur punë si moderator në ekranin e “Vizion Plus”.
Ermal si po kalon kjo verë me Françeskën, çfarë çifti mund të cilësoheni tashmë?
Është një verë që po e kalojmë si çift, duke udhëtuar dhe duke u argëtuar ku të mundemi. Natyrisht që jemi mjaft të lidhur me njëri-tjetrin, dhe ky është një fakt përderisa jemi gjithandej bashkë. Vazhdoj të them që konsiderohemi një çift normal në sjelljet ndaj njëri-tjetrit.
Por ndërkohë Françeska jeton në Vlorë, dhe sidoqoftë ka ditë që i kaloni larg njëri-tjetrit. Ka pasur skena xhelozie mes jush, siç ndodhte shpeshherë brenda në “Big Brother 5”?
Varet se çfarë konsiderohet xhelozi. Po në rastin tonë, ne përpiqemi ta jetojmë lidhjen në mirëkuptim. Çdo çift ka ato momentet e xhelozive, megjithatë gjithnjë…
(Artikullin e plotë e lexoni ne “Suplementin Panorama Plus” ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











