Erlisi mbush një muaj, Ledina Çelo publikon fotot e para të bebit

May 14, 2011 | 12:32

Nga mesi i muajit prill, këngëtarja Ledina Çelo u bë nënë për herë të parë nga martesa me ish-kick-bokserin e njohur, Naim Kabashin dhe solli në jetë djalin Erlisin. Këngëtarja 34-vjeçare, për të cilën ju kemi informuar disa herë më parë se priste një fëmijë të seksit mashkull, ka kryer lindjen në Gjermani, ku edhe jeton prej disa kohësh me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e kick-boksit, Naim Kabashi. Çifti që është gëzuar me fëmijën e parë, ka marrë pa fund urime nga të afërm, miq e kolegë, shumë prej të cilëve për shkak të largësisë, kanë preferuar t’i dërgojnë përshëndetjet e tyre përmes Facebook-ut. Nuk kanë kaluar shumë ditë dhe Ledina ka vendosur që të shuajë kureshtjen e fansave dhe shoqërisë, duke publikuar fotot e para të djalit, Erlisit, i cili shihet se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Këngëtarja u ishte larguar prej disa kohësh angazhimeve muzikore, gjë që është e natyrshme në gjendjen e një femre shtatzënë, por është shprehur se do t’i rikthehet shumë shpejt muzikës dhe planeve që ka lënë përgjysmë, për shkak të realizimit të saj si femër dhe nënë, ndërsa fansat e saj mund të dëgjojnë akoma hitin e saj “Dangerous”, që ende sot e kësaj dite gjendet nëpër top-listat gjermane.

© Panorama.al

Te lidhura