Erion Veliaj iu uron nga qelia muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit

Mar 1, 2025 | 9:45

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka uruar nga qelia muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë.

veliaj

“I uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe”, shkruan Kryebashkiaku.

Ai shprehet i keqardhur që nuk do të mund t’ju bashkohet në darkat e përvitshme të iftarit.

“Me nisjen e Muajit të Ramazanit ?, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra ❤️ të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë ✨ dhe paqe. ??

Një urim i veçantë për vëllain tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku më kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit.

Bekime të gjithëve! ?? Një agjërim të lehtë dhe të pranuar”, shkruan Veliaj.

© Panorama.al

Te lidhura