Kanë qëndruar thuajse gjatë gjithë kohës që të tria në promovimin e kalendarit me miss-e të Petri Bozos. Këngëtaret Eranda Libohova, Rovena Dilo dhe stilistja Rezarta Skifteri duket se kanë shumë për të thënë. Gjatë evenimentit, ato janë përcaktuar si vajzat “Sexy and the city” në Tiranë, vetëm se u ka munguar e katërta për t’iu afruar në numër personazheve të serialit të famshëm amerikan. Jo se nuk ka pasur tentativa të femrave të tjera në festë për t’iu bashkuar grupit të tyre, por siç duket, Eranda, Rezi dhe Rovena janë ndier aq mirë së bashku, sa nuk kanë pranuar tjetër në shoqërinë e tyre. Ato janë fiksuar gjithë kohës duke qeshur, por për shkak të zhurmës, vështirë të kuptohej se cila ishte tema e bisedës që u shkaktonte aq shumë alegri. Si vajzat “Sex and the city” të Tiranës, nuk përjashtohet që humori të ketë ardhur edhe nga tema e serialit… Për më tepër që festa e Petri Bozos ishte e mbushur plot me bukuroshe.











