Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, largohet nga salla duke përshëndetur me puthje deputetët e opozitës

Dec 18, 2025 | 10:32

Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit.

endri shabani

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

© Panorama.al

Te lidhura