Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një guve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë, në rrethin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denoncuar në polici, se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth guvës në fshatin Drizë, ku edhe ishte parë të hynte nga disa banorë.
Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të guvës. Policia konfirmon se në trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai la vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të guvës.
Trupi i Grymshit është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
© Panorama.al













