Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Malësinë e Madhe, pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, me qëllim ekstradimin.
Në pranga ka rënë Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i Policisë
Malësi e Madhe/Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:
Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
© Panorama.al












