EMRI/ I dënuar me mbi 10 vite burg nga autoritetet turke për drogë, arrestohet në Kapshticë 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Jun 25, 2024 | 11:37

Në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar me qëllim ekstradimin 50-vjeçari Mehmet Ekman, i cili po futej në Shqipëri nga Greqia.

kapshtice

50-vjeçari është dënuar nga autoritet turke me 10 vite e 2 muaj burg, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë, Korçë

I dënuar nga autoritetet turke, me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave për të shtuara për përballimin e fluksit, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk:

Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi.

 

© Panorama.al

Te lidhura