EMRI/ E rëndë në Itali, 20-vjeçari shqiptar vdes në aksident! “Audi” që drejtonte u përplas dhunshëm me kamionin në autostradë, zjarrfikësit dhe mjekët…

Jan 22, 2026 | 20:26

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ditën e sotme, ku raportohet se ka humbur jetën fatkeqësisht një i ri shqiptar.

itali aksident

Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, 20 vjeç, banues në vendin fqinj.

Ngjarja ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo-Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë Stafarda.

Shkak u bë një përplasje e dhunshme midis një kamioni dhe një veture “Audi”, me përfundim tragjik për të riun shqiptar, me banim në Saluzzo.

Gjoka mësohet se po drejtonte makinën “Audi”. Fatkeqësisht, ai pësoi më shumë nga përplasja e dhunshme ballë për ballë. Përpjekjet e shpëtimit nga mjekët ishin të pasuksesshme.

Zjarrfikësit e Saluzzo-s, të cilëve iu desh të nxirrnin djalin, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore ishin në vendngjarje, informon media italiane.

Rruga u mbyll për disa orë për shkak të kaosit që shkaktoi në rrugë përplasja dhe u hap më pas.

© Panorama.al

Te lidhura