EMRI/ Dhuna barbare ndaj çiftit Nika për luleshtrydhet, identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga 5 autorët e dyshuar

Jun 18, 2026 | 14:02

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Arrëz, ku dy bashkëshortë u dhunuan barbarisht dhe u bënë për spital nga një grup personash për shkak të konflikteve të parcelave me luleshtrydhe, Policia ka mundur të identifikojë një prej tyre.

skender nika dhune fushe arrez

Një person i dyshuar si agresor është shpallur në kërkim dhe po punohet për identifikimin e 4 shtetasve të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Fushë Arrëz.

Mësohet se në kërkim është Kristian Bala, pasi kërcënoi edhe djalin e çiftit Nika.

Ngjarja ndodhi në fshatin Arst. Autorët u zunë pritë në rrugë dhe dhunuan Skënder Nikën dhe Bardhe Nikën, ku më pas i kanë ushtruar dhunë fizike çiftit.

Ata rrëfyen edhe dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj.

Konflikti dyshohet për ndarjen e territoreve për mbledhjen e dredhëzave (luleshtrydheve).

© Panorama.al

Te lidhura