EMRI/ Atentati mafioz në Rinas, zbulohet identiteti i viktimës, pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit, shënjestra qarkullonte me makinë të blinduar

Nov 11, 2025 | 14:57

Detaje të reja dalin lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme te rrethrrotullimi ne afërsi të aeroportit të Rinasit.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj makinës ku ndodhej viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri.

Nga atentati mafioz mbeti i vrarë shoferi i mjetit, ndërsa pasagjeri mbeti i plagosur.

Mësohet se viktima Gilmando Dani është  krahu i djathtë i grupit kriminal të Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosuri është pasagjeri Muçi Shaljani (Sheqeri).

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se viktima person me precedent penal kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe se makina me të cilën ai qarkullonte ishte e blinduar.

© Panorama.al

Te lidhura