EMRAT+FOTOT/ Po ktheheshin drejt kryeqytetit, çifti i bashkëshortëve aksidentohet në rrugën Berat-Lushnjë! Makina doli nga rruga dhe ra në kanal

Dec 14, 2025 | 11:14

Një aksident dramatik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin kombëtar Berat-Lushnjë, ku një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital.

makina ne kanal

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Çukas, teksa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.

makina aksident

Të aksidentuarit mësohet se janë Bilbil dhe Xhevahire Nure. Ata po ktheheshin nga qyteti i beratit për në kryeqytet.

makina2

Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve.

makina1

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti.

policia berta aksidenti

Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Mjeti doli nga aksi në vendin ku ndodhet një urë e vogël në aksin kombëtar.

makina3

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Edhe dëmet materiale janë të kinsiderueshme.

makina4

© Panorama.al

Te lidhura