Endrit Shabani u zgjodh mbrëmjen e djeshme (11 dhjetor) Avokat i Popullit me 85 vota pro nga mazhoranca socialiste dhe me asnjë votë nga opozita, të cilët kishin firmosur më parë kandidaturën e tij, por më pas u tërhoqën.
Sipas një liste të publikuar në media, kanë qenë 34 deputetë të opozitës ata që më herët kanë firmosur për kandidaturën e Shabanit.
Ndër ata që kanë firmosur janë deputetët e Partisë Demokratike, të Partisë Mundësia, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Socialdemorkate.
LISTA
- Ina Zhupa
- Fidel Kreka
- Klevis Balliu
- Xhelal Mziu
- Manjola Luku
- Ledina Alolli
- Klit Hoti
- Kastriot Piroli
- Tritan Shehu
- Erald Kapri
- Enno Bozdo
- Klodiana Çapja
- Saimir Korreshi
- Artan Luku
- Luan Baçi
- Bujar Leskaj
- Oerd Bylykbashi
- Bledion Nallbati
- Jorida Tabaku
- Bardh Spahia
- Tomorr Alizoti
- Arian Ndoja
- Besart Xhaferri
- Igli Cara
- Greta Bardeli
- Agron Shehaj
- Flamur Hoxha
- Elda Hoti
- Tedi Mula
- Vangjel Dule
- Isuf Çela
- Luciano Boçi
- Besnik Brahimi
- Shkurt Lasku
Kujtojmë se Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët, Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Adriana Kalaja dhe Endri Shabani, me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Shabanin në krye të saj.
Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret. Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.
“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
Si u ndanë votat për 6 kandidatët:
Tartar Bazaj: 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj: 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci: 1 pro, 72 abstenim, 14 kunder
Adriana Kalaja: 0 pro, 69 kundër, 17 abnestim
Beism Ndregjoni: 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endri Shabani: 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër
REAGIMI I ENDRIT SHABANIT
Pas votimit në Kuvend, përmes një shkrimi në Facebook Endrit Shabani falenderoi mazhorancën për votat që i dhanë.
“Nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie”, shprehet Endrit Shabani.
Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur opozitën, e cila fillimisht i dha votat për kandidaturë, por që më pas u tërhoq nga kandidatura e tij.
Shabani shprehet i befasuar lidhur me ndryshimin e qendrimit te opozitës karshi kandidaturës së tij. Sakaq ai falenderon deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre i dhanë mundësinë të kandidojë për postin e Avokatit të Popullit.
“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja… Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues”, shkruan Shabani në Facebook.
© Panorama.al















