TIRANE- Elvis Cefa eshte zgjedhur sot postin e nënkryetarit te KLD-se. Zgjedhja e tij u be me votim unanim gjate mbloedhjes se Këshillit te Lartë te Drejtësisë, nen drejtimin e presidentit, Bujar Nishani.
Ai është anëtari më i ri i KLD-së, i dalë nga radhët e mazhorancës dhe do mbaje vendin e lene bosh nga Kreshnik Spahiu.
Ish-Presidenti Bamir Topi propozoi pas largimit të Spahiut emrin e Ilir Mustafajt, por për shkak të kundërshtimit të Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe disa anëtarëve të tjerë të KLD-së, emri i tij nuk kaloi asnjëherë në votim.











