Flokë të gjatë dhe kaçurrelat me ngjyrën e përdorur nga Beyonce. Elvana Gjata duket se është në ditët e saj më të mira, ndërsa po ndjek një strategji karriere dhe stil jete, njësoj si artiste VIP. Tashmë nën menaxhimin strikt të Flor Mumajesit, i cili ka lënë çdo angazhim tjetër për menaxhimin mediatik dhe koncertet e Elvanës, ajo po bën dalje të mirëmenduara në skenë të shoqëruara me dhe me një look të kuruar. Pas një pauze në ekranet shqiptare, Elvana Gjata u shfaq fillimisht në Toronto (Kanada) para dy javësh, ndërsa ka qenë e ftuar së bashku me Flori Mumajesin dhe Andy Gramm për të mbajtur një koncert të organizuar nga “MODO Productions”. Elvana u fotografua duke kënduar me një look ndryshe, ndërsa u komentua se këngëtarja kishte bërë disa ndërhyrje plastike, në gjoks, buzë dhe mollëza. Ajo performoi me disa këngë vetëm, dhe po ashtu në duet me Florin, i cili ka marrë në menaxhim këngëtaren. Elvana dhe Flori ishin të parët këngëtarë shqiptarë të ftuar nga kjo kompani në Toronto, ndërkohë që këtë fundvit kanë planifikuar koncerte në disa vende të botës. Këtë vit ata ia kushtuan axhendës me koncerte, ndërsa vendosën të mos merrnin pjesë në asnjë festival.











