Elitaret fitojnë me goleada, nuk luhet ndeshja Vlora-Dinamo

Sep 22, 2011 | 11:51

Nuk ka surpriza. Në kupë fitojnë skuadrat e Superiores, duke adresuar pak a shumë sipas asaj që parashikohej vazhdimësinë e këtij kompeticioni. Vetëm Kamza, Tomorri, Shkumbini dhe Teuta nuk kanë qenë në gjendje që të fitojnë ndaj kundërshtarëve të tyre përkatësisht, Lushnjës, Luftëtarit, Burrelit dhe Kukësit, por gjithsesi kualifikimi për dy skuadrat e superiores është më se i arritshëm, kur mendon se ndeshjet e kthimit do luhen në fushat e tyre. Gjithsesi, Kupa nuk ka kaluar po probleme. KF Vlora e Kategorisë së Parë dhe Dinamo nuk kanë luajtur në Vlorë, pasi vlonjatët nuk janë lejuar nga drejtuesit e Flamurtarit që të luajnë në stadiumin e qytetit. Kështu, sipas rregullores, blutë e kryeqytetit do të marrin fitoren 3-0 në tavolinë. Për sa u përket rezultateve, mund të veçohet fitorja e Burrelit ndaj Shkumbinit me rezultatin 2-1, si dhe ajo e Mamurrasit kundër Elbasanit 1-0. Bylis ka shkatërruar Ilirinë 6-1, ndërsa Tirana ka marrë fitore të pastër ndaj Himarës 3-0. Vllaznia është gjendur në disavantazh në Sarandë kundër Butrintit, por ka arritur të fitojë 2-3. Flamurtari gjithashtu duket i kualifikuar pas fitores në Bilisht 1-4. Apolonia ka shkatërruar Gramozin me rezultatin e thellë 1-5, ndërsa Kastrioti ka fituar vetëm në minutën e fundit në Gramsh, falë një goli të Parid Xhihanit.

Grupi A
Tërbuni-Skënderbeu    1-2

Shënues: Udeke 70’/ Allmuça 6′, 8′
Butrinti-Vllaznia        2-3
Shënues: Rugji 9′, Alzeneli 45’/ Gjini 11′, Erkoçeviç 60′, Dani 75′
Himara-Tirana        0-3
Shënues: Bala 36′, 52′ (p), 67′
Gramshi-Kastrioti        1-2
Shënues: Çekrezi 30’/ Plaku 31′, Xhihani 90+2′
Burreli-Shkumbini        2-1
Shënues: Allmeta 52′, Radaj 76’/ Lluca 25′ (p)
ADA-Pogradeci        1-2
Shënues: Doçi 37’/ Balla 2′, Baze 75′
Lushnja-Kamza        2-1
Shënues: Allkanjari 53′, Topi 72’/ Oladotun 51′
Besëlidhja-Besa        0-2
Shënues: Hasa 53′, Dushku 78′

Grupi B
Bilishti-Flamurtari        1-4

Fifo 55’/ Shehaj 7′, 60′, Kuqi 12′, Begaj 35′
Skrapari-Laçi            0-3
Shënues: Jushi 26′, Ferra 30′, Zefi 55′
Iliria-Bylis            1-6
Shënues: Doçi 90’/ Uashington 10′, 42′, Rrapaj 25′, Ristevski 29′, Kelmendi 48′, Hajdari 70′
Kukësi-Teuta            1-1
Shënues: Pashaj 71’/ Metani 50′
Vlora-Dinamo     (nuk u luajt)
Luftëtari-Tomori        1-0
Shënues: Mersini 44′
Gramozi-Apolonia        1-5
Shënues: Kita 32’/ Agastra 26′, 70′, Gërxho 56′, 85′, Jovani 89′
Mamurrasi-Elbasani        1-0
Shënues: Shima 3′
SHËNIM: Ndeshjet e kthimit luhen më 28 shtator, ora 15:30.

© Panorama.al

Te lidhura