Elisa Spiropali uron Sulltan Novruzin: Shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës! Sjell gëzim në familjet e të gjithëve

Mar 22, 2025 | 11:32

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u ka uruar festën e Sulltan Novruzit besimtarëve bektashianë.

486020441_1212394386919660_7042303429218143362_n

Spiropali shkruan se Sulltan Novruzi shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës.

Kryeparlamentarja shprehet se kjo festë është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve.

“?Sulltan Novruzi, kjo ditë e hareshme që shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës, është më tepër sesa një festë e Bektashinjve.

Është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve, një reflektim që drita, dashuria dhe toleranca të përshkojë jetët tona.

Gëzuar?”, shkruan Spiropali.

© Panorama.al

Te lidhura