Elisa Spiropali takohet me Presidenten Vjosa Osmani: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Jun 2, 2025 | 16:47

 

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” Kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali, u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

spiropali

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes  së këtyre proceseve.

Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës.  Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

© Panorama.al

Te lidhura