Elbasan, plagoset me thikë vëzhguesi i LSI-së

May 8, 2011 | 17:13

ELBASAN- Një incident i rëndë është shënuar në Elbasan ku një vëzhgues i Lëvizjes Socialiste për Integrim është plagosur me thikë. Ngjarja ka nodhur në qendrën 2304 ne qytet, ku pas një debati shtetasi Ilir Dedja ka plagosur vëzhguesin e LSI-së Kastriot Zhidro. Ende nuk janë plotësisht të qarta motivet e përplasjes me dy shtetasve, ndërsa mësohet se Zhidro është në spital jashtë rrezikut për jetën.

© Panorama.al

Te lidhura