
Shtatë persona mbetën të plagosur pas një aksidenti rrugor në rrethin e Elbasanit.
Aksidenti ndodhi në rrugën në afërsi të fshatit Zabalinë, ku mësohet se një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga.
Të 7 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku po marrin edhe ndihmën e parë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin.
© Panorama.al











