Ekzekutohet në Fier një 40- vjeçar, 2 të plagosur

Dec 1, 2011 | 18:00

Një 40- vjeçar u qëllua për vdekje sot në qytetin e Fierit. Spartak Braho, mësohet se është qëlluar me 14 plumba automatiku nga persona ende të paidentifikuar.

Dy kalimtarë të rastit kanë mbetur të plagosur.

Nga të dhënat në vendin e ngjarjes mësohet se kanë qenë disa persona ne një makinë, të cilët kanë qëlluar me automatik në drejtim të viktimës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në lagjen “11 Janari” të Fierit, ndërsa atentatorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia njoftohet se është në vendngjarje, ndërsa po punon për  identifikimin e autorëve me qëllim arrestimin e tyre, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dy të lënduarit njoftohet se janë në spitalin rajonal të qytetit, jashtë rrezikut për jetën.

© Panorama.al

Te lidhura