
TIRANE- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, njoftoi sot ekstradimin nga Italia për në Shqipëri të shtetasit, Florian Sheqet Nasufi, 31 vjeç, lindur në Cërrik .
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi Gjykata e
Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit
të prostitucionit në rrethana rënduese dhe marrëdhënie seksuale me
dhunë me të mitur.
Sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se ky shtetas në bashkëpunim me të tjerë, në shtator 1999, ka tentuar të përdhunojë dhe të shfrytëzojë për prostitucion një shtetase të mitur.
Arrestimi dhe më pas ekstradimi i shtetasit, Florian Nasufi është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën.
© Panorama.al











