Një shqiptar i dënuar me 21 vjet burg nga Gjykata e Milanos është ekstraduar sot rreth orës 12 :30 nga Shqipëria për në Itali.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ka kryer sot ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptarë, shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ylli Ndoj, 35 vjeç, lindur në Laç.
Ndoj është dënuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Arratisjes nga burgu”.
Sipas policisë, Ylli Ndoj, gjatë muajit dhjetor të vitit 2004, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë.
Gjithashtu, ky shtetas është shpallur fajtor për një tentativë vrasjeje, si dhe është arratisur nga burgu i Voghera-s në Itali.
© Panorama.al











