Flamurtari interesohet për Idriz Bathën. Trajneri Daja e njeh mirë lojtarin dhe duket se e ka në planet e tij për ta transferuar në Vlorë. Ish-kapitenit të Partizanit i ka përfunduar tashmë kontrata me të kuqtë dhe është i lirë për t’u veshur kuqezi. Burime pranë klubit vlonjat pohojnë për “Panorama Sport” se gjasat janë që Batha të jetë pjesë e Flamurtarit të sezonit të ri.

Edhe pse nuk jepet shumë informacion në lidhje me fazën e bisedimeve që mund të jenë bërë me lojtarin, e sigurt është që gjirokastriti është në listën e lojtarëve që trajneri Daja preferon që të ketë te Flamurtari. Idriz Batha është një lojtar me eksperiencë dhe që do t’i bënte shumë punë Flamurtarit.

26- vjeçari e ka nisur karrierën te Partizani në sezonin 2011- 2012. Ai më pas është bërë pjesë e Besës së Kavajës në sezonin 2012-2013. Në vitin 2013 deri në vitin 2014 ishte pjesë e Teutës së Durrësit për t’u kthyer sërish te Partizani në vitin 2014, ku qëndroi për katër vite dhe sezonin e fundit e mbylli edhe si kapiten i të kuqve.
SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”
© Panorama.al











