Edi Rama, faqe personale në internet

Sep 12, 2011 | 11:21

Kreu socialist, Edi Rama, ka hapur dje në internet faqen e tij personale, ashtu siç kishte lajmëruar një ditë më parë. Faqja e Ramës ka ngjyrat e faqes zyrtare të Partisë Socialiste, por në të ai përfshin aktivitetin e tij si politikan, por edhe publicist. E ndarë në disa rubrika, faqja e Ramës ka blog-un e saj, ku kreu socialist përshëndet dhe klikuesit e tij. “Kjo është faqja ime e re virtuale që përfshin edhe një blog. Do të gjeni në të opinionet e mia dhe jeni të ftuar të jepni tuajat për temat e diskutuara, ashtu siç do të mund të mësoni më shumë rreth të përditshmes sime, përfshirë edhe mundësinë për të këmbyer artikuj, tituj librash e filmash, apo çfarëdo materiali interesant për t’u ndarë online. Posta juaj është një kuti, ku jeni të lutur të mos ngurroni të më kontaktoni në rast nevoje a thjesht dëshire për të komunikuar shqetësime ose mendime që doni të ndani me mua. Gjithë të mirat, Edi”, shkruan Edi Rama në faqen e tij virtuale.

© Panorama.al

Te lidhura