“Edhe Edi Rama u sëmur nga salmonela e Vullnet Sinës”- Berisha: Marketi i tij e shiti, nuk u akuzua se është deputet socialist

May 2, 2025 | 12:15

Nga bashkëbisedimi me fermerët e Dimalit, Sali Berisha ka sjellë në vëmendje skandalin me mishin e pulës me salmonelë, duke thënë se nuk ka asnjë të akuzuar sepse është shitur në rrjetet e marketeve të deputetit të PS-së, Vullnet Sina.

Berisha tha se nga ajo salmonelë u sëmur dhe përfundoi në spital edhe kryeministri Edi Rama.

“Për salmonelën nuk ka asnjë të akuzuar sepse është socialist, është deputet. Nga salmonela u sëmur edhe Edi Rama, shkoi në spital. I turpëruar nga mjekët, u tha e kam nga breshka. E kish nga salmonela e Vullnet Sinës. Big Market i shiti. Vullnetin e ka sponsorizues”, tha Berisha.

 

 

 

© Panorama.al

Te lidhura