Edgar Çani, 70 mijë euro peng te Polonia

Jul 21, 2012 | 12:50

Edgar Çani mund të mos cilësohet më një futbollist i Polonia Varshavës, pasi është vendosur që sulmuesi të provojë një aventurë të re në sezonin e ri. Gjithsesi, problemet e tij me presidentin e klubit vazhdojnë. Futbollisti ka tentuar të zgjidhë konsesualisht kontratën e tij, diçka që nuk është realizuar, pavarësisht takimeve të shpeshta. Por, ajo që bie në sy është fakti se Çani ka tre muaj pa u paguar te klubi polak dhe nuk bëhet fjalë për një shifër të pallogaritshme, por për plot 70 mijë euro. Kjo shifër parash mund të mos tërhiqet dhe të shërbejë si shifër për të lënë të lirë lojtarin, ndërkohë që për të janë interesuar klube të ndryshme europiane, mes tyre edhe rivalët polakë të Legia Varshavës.

© Panorama.al

Te lidhura