Komediani amerikan, Eddie Murphy do të prezantojë ceremoninë e vitit 2012 të çmimeve OSCAR që do të mbahet më 26 shkurt në teatrin Kodak në Los Angelos.
Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e edicionit të 84-t të çmimeve. Murphy, tani 50 vjeç është nominuar vetëm njëherë për një çmim Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë, për filmin “Dreamgirls”
Këtë vit akademia ka vendosur të kthehet në origjinë duke i besuar drejtimin e shfaqjes një komediani.
Kjo formule ka funksionuar më parë me, Steve Martin e Billy Cristal apo Bob Hope e Johnny Carson.
© Panorama.al











