Uganda ka konfirmuar dy raste të tjera të Ebolës, tha Ministria e Shëndetësisë sot (25 maj), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në shtatë.
Dy rastet e reja janë dy punonjës shëndetësorë në një strukturë private në kryeqytetin Kampala, të dy ugandas, tha ministria në një deklaratë.
“Të dy pacientët janë shtruar në njësinë e trajtimit special dhe po marrin kujdes mjekësor”, tha ministria, duke shtuar se autoritetet po gjurmojnë të gjithë ata që kanë rënë në kontakt me dy individët.
Autoritetet ugandase konfirmuan tre raste të reja të Ebolës të shtunën.
Epiqendra e shpërthimit është në Republikën Demokratike të Kongos fqinje – konkretisht në provincën Ituri – e cila kufizohet me Ugandën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur një emergjencë me shqetësim ndërkombëtar për shkak të një shpërthimi të llojit të rrallë Budibugyo të virusit Ebola.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të dielën se më shumë se 900 raste janë regjistruar që nga fillimi i shpërthimit, nga të cilat 101 janë konfirmuar.
© Panorama.al












