TIRANE- E vetëshpallura Zonja e Shpirtit, Eleonora Bregu është gjetur mbrëmjen e së martes e vetëvrarë.
Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Parisit, ku mësohet se shenjtorja e vetëshpallur ka qëlluar veten, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima ka lënë një letër drejtuar Zotit, ku ndër të tjera shkruan se, “më mirë të vras veten se të lë tokën e shenjtë”
E njohur si shenjtore, Eleonora Bregu pretendonte se ishte misionarja e vetme që lidhet me Zotin dhe profetët dhe merr përgjigje për hallet e qytetareve qe i shtrojnë pyetje.
Ajo ishte drejtuese e “Misionit Shenjtëror “Eleonora” duke u vetëquajtur “Zonja e Shpirtit Eleonora Bregu”. Në media ajo kishte deklaruar disa herë se është “e vetmja spiritualiste në Tokë që zotëron Kodin spiritual për t’u lidhur me qiellin”.
Prej disa kohësh Eleonora ka qene ne konflikt për truallin e Qendrës ku ndodhet Misioni i saj Shenjtëror.
© Panorama.al











