“E vështirë të depërtosh në tregun europian”- Rama i përgjigjet fermerit: Atje budallenj s’ka, janë djaj me brirë të gjithë

Apr 16, 2025 | 13:25

Kryeministri Edi Rama është takuar me fermerët në Cërrik, ditën e sotme ku një prej tyre i ka shprehur shqetësimin për vështirësinë e depërtimit në tregun europian.

edi rama

Rama u shpreh se në tregjet e BE nuk ka budallenj, duke theksuar se “janë djaj me brirë të gjithë”.

Kryeministri deklaroi se fermerët duhet të fokusohen tek cilësia e produkteve dhe dija sesi të çajnë në ato tregje.

“Përballemi me pengesa në eksport për disa produkte të caktuara, veçanërisht të depërtosh në tregjet europiane është e vështirë”, iu drejtua fermeri.

“Budallenj nëpër tregjet europiane nuk ka, ata janë djaj me brirë të gjithë, ndaj është e vështirë. Duhet të jemi shumë të fiksuar tek cilësia, tek dija sesi të çajmë në ato tregje. Shembujt i kemi, kemi hapur tregje të reja jashtë BE. Nëse bashkitë marrin rol aktiv dhe qeveria mund të jetë më e fokusuar dhe efikase duke pasur parasysh se për çfarë bëhet fjalë”, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura