“E vendosin qytetarët se çfarë qeverinë do kenë”- Mesazhi i Marta Kos për 11 majin: Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit! E ardhmja e Shqipërisë, vetëm në BE

Mar 13, 2025 | 11:21

Komisionerja për zgjerim në BE, Marta Kos ka dhënë nje mesazh për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se janë qytetarët shqiptarë që do të vendosin për qeverinë e ardhshme.

Screenshot_3

Zyrtarja e lartë e BE mendon se zgjedhjet e 11 majit nuk do ta pengojnë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Evropa është kaq e mishëruar në Shqipëria sa unë shoh vetëm një të ardhme evropiane për ju”, tha Kos.

Marta Kos: Unë nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE sepse do të ndodhë në një kohë të gjatë dhe është një proces i thellë dhe jam e sigurt që të gjitha ato reforma do të vijojnë dhe këto reforma nuk po kryhen nga Shqipëria sepse i do Bashkimi Europian por sepse ky është një proces shndërrues, transformues për Shqipërinë dhe janë vetë qytetarët shqiptarë që do ta vendosin se çfarë qeverie do të keni në të ardhmen, pra me zgjedhjet e ardhshme por për mendimin tim, Europa është kaq e mishëruar në Shqipëri sa unë shoh vetëm një të ardhme europiane për ju.

© Panorama.al

Te lidhura