“E turpshme”/ Plas te Franca, lideri akuzon rëndë shokët e skuadrës: Kam parë sjellje që…

Jul 19, 2026 | 8:59

Franca e mbylli aventurën në këtë Botëror duke u mposhtur nga Anglia.

franca

Ekipi i Tuhel triumfoi 4 me 6 në finalen e vogël, që pati vlerë për vendin e tretë dhe katërt.

Trajneri Deshamp e kishte ndeshjen e fundit në krye të Francës. Nuk munguan ndryshimet, ndërsa Rabio ishte nga të paktët titullarë të Francës që e nisën sërish nga minuta e parë ndaj Anglisë.

Pas humbjes, Rabio shpërtheu në intervistën për “Bein Sports” duke akuzuar shokët e skuadrës. Lideri i Francës u tregua mjaft i ashpër.

“Kam parë sjellje nga lojtarë të caktuar që nuk i kam parë kurrë më parë. Ne hymë në këtë ndeshje në një mënyrë të turpshme. Disa nga sjelljet janë krejtësisht të papranueshme”, u shpreh Rabio. /Panorama Sport/

© Panorama.al

Te lidhura