Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme për mbylljen e fushatës elektorale në Lezhë.

Berisha në fjalën e tij falënderoi qytetarët e Lezhës se sipas tij e kanë shndërruar këtë pranverë në një dimër të thellë për Edi Ramën.
Kryedemokrati shtoi se 11 maji është dita e ndëshkimit të tij.
Berisha i kërkoi lezhjanëve votën pasi 100 ditët e para, do shndërrohet Lezha dhe Shqipëria.
Berisha: Në çdo rrugë dhe rrugicë, qytetarë dhe qytetare shihej në zemrat e tyre fitorja. Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Fieri e tërë Shqipëria është në këmbë. E tërë Shqipëria pret 11 majin si orën e të vërtetës së shqiptarëve. Orën e votës së tyre për shpresën e tyre. Një nderim të madh për ju qytetarët dhe qytetaret e Lezhës që e shndërruat këtë pranverë në një dimër të thellë për Edi Ramën, ja shuat shpresat dhe e bëtë të presë me tmerr dhe panik 11 majin si ditën e ndëshkimit të tij. Lezha, më shumë se çdo gjë tjetër simbolizon besën tonë, virtyteve. Simbolizon bashkimin.
Këtu nga Lezha u bëj thirrje shqiptarëve, të gjithë bindjeve politike të bashkohemi më 11 maj për të transformuar Shqipërinë në 100 ditë. Jap fjalën se pas 100 ditësh kjo Lezhë do jetë tjetër. Nëse jam sot para jush për të mbyllur fushatën elektorale, nuk vij për karrigen time. Vij për një mision, të transformojmë Lezhën dhe Shqipërinë. Në 100 ditë të përzëmë mjerimin dhe skamjen.
E mbolli javë për javë Edi Rama me grupin e tij të hajnave në Shqipëri. Në 100 ditë çdo pensionistë që merr nën 172 mijë lekë, do marrë secili jo më pak se 200 euro. Në 100 ditë çdo qytetar i Lezhës dhe Shqipërisë nuk do ketë rrogë më të ulët se 500 euro. Çdo pensionistë do ketë kartën e konsumatorit. Për 100 ditë Shqipëria do ketë listën e barnave të rimbursuara që ka republika italiane.
© Panorama.al











