Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor në Serbi.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish.
Sipas mediave serbe, viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital. Lajmin e publikoi edhe “Klankosova”.
Nga raportimet e para mësohet se çifti dhe i plagosuri po udhëtonin në rrugë kthimi, tranzit nga Serbia për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa emrat e viktimave ende nuk janë publikuar.
© Panorama.al












