E përplas makina, humb jetën kalimtari në Tiranë

Jan 29, 2012 | 10:06

TIRANE- Nje kalimtar ka mbetur i vdekur ne vend, i perplasur nga nje automjet. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne zonën midis Laprakës Zogut te Zi.

Sipas te dhenave te para te policise, në rrugën pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, kembesori ende i paidentifikuar eshte shtypur teksa perpiqej te kalonte  nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Drejtuesi i automjeti nuk ka ndaluar, por eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet per identifikimin e viktimes, autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura