“E pandehura Belinda Balluku!”- Kërkesa e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres, Këlliçi: Kuvendi t’i heqë imunitetin kësaj kleptomaneje ekzemplare!

Dec 16, 2025 | 16:23

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të zv/kryeministres dhe deputetes Belinda Balluku, ndaj të cilës janë ngritur edhe 7 akuza të tjera për abuzime me tenderat e Unazës së Madhe, krahas tunelit të Llogarasë.

belinda balluku edi rama kuvend

Në deklaratën e tij, Këlliçi thekson se tashmë nuk ekziston më asnjë alibi për shumicën parlamentare.

Sipas deputetit demokrat, Kuvendi duhet pa asnjë hezitim t’i heqë imunitetin Ballukut, të cilën ai e cilëson si “kleptomane ekzemplare”, duke shtuar se ajo rivalizohet vetëm nga kryeministri Edi Rama.

“Kuvendi i Shqipërisë sigurisht që duhet t’i heqë imunitetin kësaj kleptomaneje ekzemplare, të cilën e rivalizon vetëm Edi Rama! Por edhe kjo nuk mjafton. Dorëheqja e Edi Ramës sot është një akt i domosdoshëm, urgjent, i pashmangshëm dhe madje i vonuar”, shkruan ai.

LEXO EDHE: SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun! I hapet rruga arrestimit (DOKUMENTI)

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi:

E pandehura Belinda Balluku!

Prokuroria e Posaçme sot i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, deputetes Belinda Balluku, për të bërë të mundur arrestimin e saj. Nuk ka më asnjë alibi!

Kuvendi i Shqipërisë sigurisht që duhet t’i heqë imunitetin kësaj kleptomaneje ekzemplare, të cilën e rivalizon vetëm Edi Rama! Por edhe kjo nuk mjafton. Dorëheqja e Edi Ramës sot është një akt i domosdoshëm, urgjent, i pashmangshëm dhe madje i vonuar.

Manovrat e tij politike, mediatike apo institucionale për të shpëtuar veten dhe bashkëpunëtorët kanë marrë fund.

Pas dorëheqjes duhet të vijë një proces i gjatë reflektimi shtetëror e shoqëror, se si kjo bandë kriminale dhe Grup i Strukturuar Kriminal arriti deri në majat e shtetit.

Hapi i radhës, pashmangshmërisht duhet të jetë krijimi i kushteve për zgjedhje të lira ku shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre.

Nuk ka zgjedhje e aq më pak anëtarësim në BE me Edi Ramën dhe klikën e tij të kriminalizuar!

Çdo shqiptar sot duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë realitet dhe të ushtrojë të gjithë forcën e vullnetit të tij për një Shqipëri të lirë nga krimi i ndërthurur pistë me korrupsionin.

Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.

Kjo është një luftë pa kthim për demokracinë, për të ardhmen e vendit tonë, për Shqipërinë.

© Panorama.al

Te lidhura