Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria e ka bërë punën e saj për të qenë gati për t’u futur në BE, duke u shprehur se kanë mbetur edhe 2 vite kohë.
Kreu i qeverisë theksoi se vendit tonë iu është hapur dera, duke shtuar se për të kapërcyer pragun dhe për të hyrë në sallon kryesor, duhet të mbyllen negociatat.
Edi Rama: Më besoni motra e vëllezër se kush thotë që “Evropa është aty dhe ne do të bëhemi pjesë e saj se nuk ka lidhje kush fiton këtu, nuk kupton fare se çfarë thotë ose nuk thotë të vërtetën”
Sot për arsye që nuk anë të bëjnë vetëm me ne por kanë të bëjnë edhe me Evropën, janë përputhur dëshirat dhe vullneti në një moment, jo vetëm ne duam të hymë në BE, por edhe BE do të na marrë brenda. E kemi bërë të gjithë punën tonë për të qenë gati.
Hapja e derës sot ka ardhur si rezultat i fatit që ne jemi gati, por edhe ata janë gati. Duan të japin mesazh që Evropa po unifikohet. Duhet të bëjmë pjesën tonë, por që ta kapërcejmë pragun dhe të hyjmë në sallon kryesor, duhet të mbyllim negociatat. Edhe dy vite kohë ka, por kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh.
© Panorama.al











