Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet dhe ironitë e tij ndaj influencerave dhe blogerët që kanë mbështetur protestën për dorëheqjen e tij.
Rama u shpreh se Shqipëria nuk mund të trajtohet si “rezervë për blogerë dhe influencerë”, dhe sulmoi njërën prej tyre, e cila kishte bërë thirrje nga Parisi për mbrojtjen e Zvërnecit.
“Ishte njëra te Kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto dhe dukej tre herë më e gjatë se unë, aq sa kur e pashë thashë: po më bie sipër. Edhe thoshte “shyqyr u hap koha në Paris”. Natyrisht, nëse i ke të gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa në Dubai e sa kudo, ty për hajër të qoftë, por ti nuk ke pse u thua shqiptarëve që “atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, atje nuk dua të shoh asnjë ndërtim, atje dua rërën, dua flamingot, se atje do dal me bikini dhe do dal kështu në profil””, tha ai.
Rama sulmoi edhe ata influencer që reklamojnë mënyrën e jetesës dhe postimeve në rrjete sociale.
“Ishte një tjetër, ajo ishte super fare. Dynja e madhe me likes. Kjo tjetra kishte një stil tjetër, para se të fliste për natyrën, kjo nxirrte kremra që kur ti të futeshe për të bërë solidaritet për zogjtë, të kapte dhe ndonjë reklamë.
Mua si krem fytyre mu dukej, po kush e di çfarë tjetër fërkohej me ato. Unë kam respekt për ata që bëjnë fytyrën me krem, po rrezikun e Shqipërisë ku e shohin këta”, u shpreh Rama nga Shkodra.
Rama: A ka kohë të humbasë Shqipëria, ndërkohë që ja ku është Mali i Zi? Se ju nuk e keni një emër në hartën e Ballkanit, as thjesht një vend ku keni shkruar dy herë, por një vend ku keni hyrë dhe keni dalë që nga viti 1991.
Tani kujtohuni pak Mali i Zi si ishte në ’91 dhe si është sot. Pse nuk jemi edhe ne sot ashtu? Akoma? Dhe pse nuk duan që të na lënë që të jemi jo ashtu, por të jemi ku e ku më mirë se ashtu, sepse duhet të nxjerrim të huajt jashtë, ta bëjmë Shqipërinë… çfarë duhet ta bëjmë, rezervë për blogerë dhe për influencerë?
Më thoshin: “Po çfarë bëre ashtu dje?” Si çfarë bëra? Se tregonte një nga ato punonjëset e rinj, ishte njëra te Kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto dhe dukej tre herë më e gjatë se unë, aq sa kur e pashë thashë: po më bie sipër. Edhe thoshte “shyqyr u hap koha në Paris”.
Natyrisht, nëse i ke të gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa në Dubai e sa kudo, ty për hajër të qoftë, por ti nuk ke pse u thua shqiptarëve që “atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, atje nuk dua të shoh asnjë ndërtim, atje dua rërën, dua flamingot, se atje do dal me bikini dhe do dal kështu në profil”.
Dhe pastaj me atë fijën e vogël këtu, që të gjithë ata që i shkojnë nga mbrapa në protestë i thonë “ishalla po i këputet lidhësja”. Ata i thonë “inshallah i këputet lidhësja” dhe ta shohim tamam flamingon.
Ishte një tjetër, ajo ishte super fare. Dynja e madhe me likes. Kjo tjetra kishte një stil tjetër, para se të fliste për natyrën, kjo nxirrte kremra që kur ti të futeshe për të bërë solidaritet për zogjtë, të kapte dhe ndonjë reklamë.
Mua si krem fytyre mu dukej, po kush e di çfarë tjetër fërkohej me ato. Unë kam respekt për ata që bëjnë fytyrën me krem, po rrezikun e Shqipërisë ku e shohin këta. Kjo është gjëja që pyes unë. Këto video, foto, selfie bëhen në këtë Shqipëri, në këto qytete, në këtë natyrë. Duhet pak më tepër kujtesë sesa postimi i fundit që sheh. Nuk shkohet kështu përpara.
© Panorama.al












