Notarja Eva Buzo i është bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë, duke mbajtur një fjalë përpara protestuesve dhe duke përcjellë mesazhe mbështetëse për shqiptarët.
Në fjalën e saj, ajo u shpreh se është në Shqipëri për të mbështetur qytetarët shqiptarë, duke theksuar se zëri i protestuesve po dëgjohet edhe në botë.
Ajo shtoi se qytetarët meriton një qeveri që i dëgjon dhe përfaqëson interesat e tyre, ndërsa i inkurajoi të vijojnë tubimet në mënyrë paqësore.
Eva Buzo: Përshëndetje shqiptarë, do iu flas në anglisht sepse nuk di të flas shqip sepse familja ime ishte dëbuar për dekada nga veni. Por unë jam në shtëpi tani.
Dhe jam këtu që të luftoi për të drejta te njeriut, për popullin shqiptarë dhe unë do të bëj çfarë të mundem që shqiptarët te kenë të drejtat e tyre të kenë qeverinë që meritojnë dhe që i dëgjon.
Për sa kohë ju jeni protestues paqësor, ju do jeni zëri i njerëzve dhe ata do t’ju bashkohen kundër qeverisë. Shqipëtarë jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj. Kështu që vazhdoni dhe mos u dorëzoni, sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet më shumë.
© Panorama.al











