E dashura e re e Kany West, modelja Angela Martini

May 16, 2011 | 20:06

Reperi Kany West ka gjetur një partnere të re, dhe kjo është Miss Universe Albania, Angela Martini. Burime të afërta me zeshkanen shqiptare nën menaxhimin e NEXT MODEL, kanë thënë për tabloidit New York Daily News se West dhe Martini janë takuar me njëri- tjetrin disa muaj më parë, ndërsa ende nuk dihet se sa serioze eshte lidhja e tyre.

“Ata po dalin bashkë”- i ka thënë burimi Daily News. “Unë nuk e di nëse kjo është ekskluzive”, tha një burim tjetër, duke shtuar se modelja shqiptare e pëlqen vërtet shumë West, dhe se ajo po shpreson që sa më shpejt ai të bëjë publike lidhjen e tyre.

Nga shkrimi i New York Daily News/Gossip

© Panorama.al

Te lidhura